Kthimi me dy gola pas dëmtimit

Futboll

Kthimi me dy gola pas dëmtimit

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:42
Rei Manaj

Rei Manaj u kthye në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 2 gola në suksesin 3-2 të Sivaspor ndaj Hatajspor në kampionatin turk.

Manaj sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe nuk ishte në maksimumin e tij, të paktën sipas asaj që pretendoi edhe sot trajneri i klubit turk, Bylent Ujgun.

“Ne kishim probleme me rolin e qendërsulmuesit para kësaj ndeshje. Rei Manaj u kthye te në pas një shkëputje të gjatë dhe është në nivelin 70% të tij.

Ai luajti një rol lideri në fitore me 2 gola që shënoi. Ka dhënë një kontribut të madh në motivimin e skuadrës duke u dhënë vetëbesim”, ishin elozhet e trajnerit të lumtur për këtë kthim të Manajt në radhët e ekipit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat