Drejtori i Tiranës takon futbollistin e Partizanit

Futboll

Drejtori i Tiranës takon futbollistin e Partizanit

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:47
Pamje

‘Simpatia’ për futbollistët kundërshtarë nuk mund të fshihet.

Këtë rrugë zgjodhi të bëje dhe Drejtori Sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi, i cili vlerësoi publikisht Arinaldo Rrapaj si lojtarin më të mirë të Superligës shqiptare.

Por pavarësisht kësaj, Ibrahimi nuk ka nguruar të pozojë me një tjetër futbollist të të kuqve.

Në një “Instastory”, mesfushori me tipare sulmuese, Gjelbrim Taipi është shfaqur përkrah Ibrahimit.

31-vjeçari ka një kontratë me të kuqtë deri në fundin e këtij sezoni dhe një prej temave të diskutuara mund të jetë e ardhmja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat