Flet portieri i Dritës, Bali Serani: Shkojmë për fitore!

Futboll

Flet portieri i Dritës, Bali Serani: Shkojmë për fitore!

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:00
Pamje nga një ndeshje

Drita bëri një hap prapa në fundjavën e kaluar kundër Teteksit 0-2. Pas kësaj disfate bogovinasit kanë reaguar për dëmtimin e referëve në ndeshje, e cila tashmë i takon kaluarës. Kohë për të pushuar tani nuk ka, pasi nesër ekipi udhëton në Xhepçishtë.

Atje i pret Xhepcishti që ndodhet në vendin e gjashtë me 9 pikë. Pritet një takim i luftuar dhe sidomos kur dihet që është derbi. Te Drita janë tejet optimistë para këtij 90- minutëshi.

Këtë e konfirmon edhe portieri i talentuar Bali Serani në një prononcim për “Open-TV”:

19-vjeçari kërkon vetëm fitore kundër xhepcishtasve, ndonëse e parashikon të vështirë ndeshjen.

“Na pret një ndeshje e vështirë, një ndeshje derbi, një përballje e fortë, por ne shkojmë atje për të fituar. Pra, për të marrë tri pikët. Jemi në transfertë, por ne sigurisht që në çdo ndeshje futemi për të marrë tri pikët për tu ngjitur në krye të tabelës, aty ku dhe i takon të jetë Dritës”, deklaroi portieri Serani.

Kjo përballje, e cila  takon javës së 7-të të Ligës së Tretë-Perendim, do të filloj në ora 14:00.

Drita ndodhet në vendin e katërt me 10 pikë, kurse tabelës i prinë Vëllazarimi I Kërcovës me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat