Sulmuesi shqiptar shënon golin e fitores në Spanjë

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënon golin e fitores në Spanjë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 23:19
 Myrto Uzuni

 Myrto Uzuni po kalon një moment të artë te Granada në La Liga 2.

Sulmuesi shqiptar, gjeti sërish rrugën e rrjetës, teksa realizoi golin e fitores në triumfin 2:3 që skuadra e Granadës regjistroi në transfertë ndaj Kastelon. 

Uzuni u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+3 duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Granadës që falë këtij triumfi ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë në 11 ndeshje. 

Me realizimin e sotëm, Uzuni u ngjit në kuotën e 5 golave në 9 ndeshje. Gjithashtu sulmuesi shqiptar ka dhuruar edhe 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat