Tri yje të Kosovës sonte zbresin në Ligën e Kampionëve, dy kundër Cityt

Futboll

Tri yje të Kosovës sonte zbresin në Ligën e Kampionëve, dy kundër Cityt

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 11:27
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, të tre lojtarë të përfaqësueses së Kosovës, sonte do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova që është duke shkëlqyer me Lille, do të luajë kundër Atletico Madridit, ndërkaq Rrahmani dhe Krasniqi me Spartën e Pragës e presin Manchester Cityn.

Në Ligën e Kampionëve sonte do të luajnë edhe shtatë shqiptarë të tjerë.

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci do të jenë bashkë me Rrahmanin dhe Krasniqin kundër Cityt.

Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi do të luajnë me Dinamon e Zagrebit kundër Salzburgut.

Berat Xhimshiti do t’i prijë Atalantës, ndërsa Kristjan Asllani do të jetë pjesë e Interit.

Granit Xhaka do të jetë me Bayer Leverkusenin kundër Brestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat