Carlo Ancelotti shpreson që pjesa e dytë kundër Borussia Dortmundit të jetë pikë kthese për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas trajnerit italian, madrilenët duhet të luajnë gjithmonë me intensitetin e pjesës së dytë kundër verdhezinjve gjermanë, kur përmbysën disavantazhin e dy golave.
Si e përjetuat pushimin mes dy pjesëve, ku ishit në disavantazhin 2-0?
E kemi jetuar me qetësi. Ndryshuam sistemin dhe luajtëm më intensivisht. Ne ishim të trembur në pjesën e parë, nuk ishim intensivë me topin. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, treguam më shumë cilësi dhe presion. Ka qenë pjesa e dytë më e mirë e sezonit për ne.
Si ju duk Vinicius?
Është e rrallë të shohësh një lojtar që bën një pjesë të dytë si Vinicius sonte. Dhe jo për shkak të tre golave, por për shkak të karakterit të tij. Është i jashtëzakonshëm.
Si e shpjegoni këtë ndeshje?
Pjesën e parë e nisëm me pak intensitet.
Gjermanët na kontrolluan mjaft mirë, megjithëse goditëm dy traversa. Duhet të luajmë me më shumë energji, të krijojmë më tepër rreziqe.