Okafor: Nëse trajneri ka nevojë për mua, jam gjithmonë gati

Futboll

Okafor: Nëse trajneri ka nevojë për mua, jam gjithmonë gati

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 11:42
Noah Okafor

Noah Okafor ishte lojtari që siguroi kthesën e ndeshjes Milan-Club Brugge 3-1. I aktivizuar në minutën e 61-të të lojës, në vend të një Leao “të shurdhër”, sulmuesi zviceran asistoi Reijnders për golin e epërsisë 2-1, disa sekonda më vonë: “Unë jam gjithmonë gati ta ndihmoj ekipin kur trajneri ka nevojë. Jam shumë i lumtur për asistimin e Reijnders, por veçanërisht për tri pikët”.

Më pas, në një tjetër pasazh shtoi: “Jemi të lumtur për tri pikët.

Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por jemi në rrugën e duhur. Duhet të punojmë shumë, të përmirësohemi dhe të jemi gati për sfidat në vijim.

Siç thashë, jam gjithmonë i gatshëm nëse trajneri ka nevojë për mua. Ai vendos për formacionin, gjithmonë jap gjithçka në stërvitje”.

Më pas, Okafor saktësoi se mund të luajë edhe me Rafael Leaon, jo vetëm në vend të tij: “Mund të luaj gjerësisht majtas, djathtas, por edhe qendërsulmues apo sulmues i dytë. Nuk shikoj se ku luaj, por dua të jem gati në çdo ndeshje.

E përsëris: nëse trajneri ka nevojë për mua, jam këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat