Kombëtarja Shqiptare U-15 është gati për turneun “UEFA Development”, që do të mirëpritet dhe organizohet nga FSHF-ja në datat 23- 28 tetor.
Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Ishujve Faroe në ora 15:00, ndërsa në po të njëjtën ditë, Bosnjë Hercegovina do të sfidojë San Marinon, në orën 11:00.
Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen më 25 tetor, me sfidën Bosnjë Hercegovinë–Ishujt Faroe që do të zhvillohet në orën 11:00, teksa kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj San Marinos në orën 15:00.
Sfidat e fundit në grup do të luhen më 28 tetor, me Ishujt Faroe–San Marino që do të luhet në orën 10:00, ndërsa Shqipëria luan ndaj Bosnjë Hercegovinës në orën 14:00.