Prozhektorët bëhen problem për Tiranën

Futboll

Prozhektorët bëhen problem për Tiranën

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:01
Prozhektorët

Tirana do të luajë këtë javë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores.

Kjo sfidë pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit, ndërsa ende nuk dihet kur do të zhvillohet takimi.

Burime të besueshme bëjnë me dije që Vlora dhe Elbasani janë dy destinacionet më të mundshme që këto dy ekipe do të përballen. Por, problem në stadiumin e Flamurtari janë prozhektorët të cilët nuk punojnë.

Takimi është programuar të zhvillohet në orën 17:00 dhe në të tilla kushte, nevojitet një impiant me praninë e dritës artificiale.

Elbasani duket si destinacioni më i mundshëm, por ende nuk është vendosur për impiantin verdheblu për shkak të problemeve të mbartura. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa si bardheblutë ashtu edhe kurbinasit do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat