Fonseca lartëson zëvendësuesit

Futboll

Fonseca lartëson zëvendësuesit

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:07
Fonseca

“Goli i anuluar i Camarda? Do të ishte një moment shumë i bukur, nga një i ri që e meriton të jetë në grup. Ai ka punuar shumë për të qenë këtu. Me siguri do të shënojë shumë gola në të ardhmen, është vetëm fillimi”.

Këto janë fjalët e trajnerit të Milanit, Paulo Fonseca, pas fitores 3-1 ndaj Club Brugges në Champions League.

Më tej, trajneri kuqezi vazhdoi: “Ne luajtëm një lojë pa intensitet, qarkullimi ishte shumë i ngadaltë kundër një ekipi të mirë me mbrojtje të ulët. Kur Okafor dhe Chukwueze hynë në lojë, loja jonë ndryshoi për mirë. Ata sollën energji të tjera dhe skuadra fitoi intensitet. Pas golit të dytë bëmë gjëra shumë të mira”.

Disa fjalë edhe për Leaon: “Nuk kam asnjë problem specifik me të. Zëvendësimi gjatë ndeshjes nuk është ndëshkim”.

Portugezi iu rikthye lojës së të tijve: “Nuk ishim agresivë deri në golin e dytë. Në ndeshjen tjetër, Chukwueze-Pulisic-Okafor nga minuta e parë? Më duhet të them që nuk e kam studiuar ende Bologna. Do ta studioj direkt pas kësaj sfide, pastaj do të vendos lojtarët më të mirë për t’u përballur me ta”.

“Fitorja erdhi falë lojtarëve dhe kryesisht atyre që morën përsipër nga stoli. Zëvendësuesit e ndryshuan lojën dhe intensitetin tonë, – përsëriti Fonseca në konferencën për shtyp. – Leao? Mendoj se në sulm bëri gjëra të rëndësishme për skuadrën, më pas vendosa ta zëvendësoj, ashtu siç bëra me Loftus Cheek.

Në pjesën e parë nuk i bëmë gjërat mirë, kemi pasur vështirësi dhe loja ishte e ngadaltë. Nëse nuk ke hapësira, duhet të rrisësh intensitetin, por nuk e bëmë. Ishte problem të kuptuarit e momentit të ndeshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat