Stadiumi i skuadrës shqiptare

Futboll

Stadiumi i skuadrës shqiptare

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:24
Stadiumi

Klubi i Egnatias nuk e ka lënë asnjëherë pas dore infrastrukturën, përveç punës së madhe që ka bërë me ekipin sezonet e fundit, duke kapur majat e futbollit shqiptar.Në stadiumin “Egnatia Arena” vazhdimisht ka pasur punime, është bërë rrethimi i plotë dhe është ndërtuar tribuna përballë.

Së shpejti në këtë stadium do të mund të luhen edhe ndeshje me drita, pasi është bërë gati terreni për vendosjen e sistemit të ndriçimit.

Janë hapur tashmë gropat, ku do të vendosen shtyllat e mëdha të ndriçimit, që do të vijnë së shpejti në Rrogozhinë. Po ashtu, klubi kampion në fuqi ka porositur edhe stolat që do të vendosen në tribunën përballë për t’i dhënë stadiumit një imazh ndryshe. Për sa i përket fushës së blertë, ajo është në gjendje shumë të mirë.

SKUADRA – Egnatia do të presë të shtunën Dinamon në sfidën e parë të fazës së dytë. Blutë janë “preja” e preferuar e rrogozhinasve, të cilët fituan 0-2 në ndeshjen hapëse të kampionatit në Elbasan.

Por kundërshtari ka ndryshuar jo pak dhe në kampin rrogozhinas e dinë mirë. Egnatia vjen pas barazimit pa gola me Teutën në fushën e saj dhe kërkon të kthehet të fitorja për të marrë pse jo kreun e renditjes, nëse rezultatet e rivalëve e favorizojnë.

Ka dy rikthime të rëndësishme për trajnerin Tetova, mbrojtësi Malota dhe mesfushori Aleksi, dy nga titullarët kryesorë të kampionëve. Mungon Dylis për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Teutës. Janë edhe dy ditë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje të dytë radhazi në shtëpi, me shpresën për të marrë 3 pikë këtë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat