Interi do të kërkojë fitoren

Futboll

Interi do të kërkojë fitoren

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:45
Interi

Interi do të kërkojë fitoren, por e di shumë mirë se çfarë telashesh mund të ketë në ndeshjen kundër Jang Bojs në Bernë.Dëmtimet janë një nga problemet e mëdha për trajnerin Simone Inzagi, që i ka alternativat e pakta për këtë duel vendimtar.

Por mbi të gjitha problem është bari sintetik ku do të luhet ndeshja. Jang Bojs është një nga transfertat më delikate për të gjitha ekipet në Europë pasi duhet që të ndryshojnë strategjinë e lojës dhe të bëjnë kujdes me kontrollin e topit.

Ndërkohë që të zotët e shtëpisë e përdorin këtë si një armë shtesë për të ndërtuar edhe goditjet standarde dhe strategji për t’i vënë në vështirësi miqtë. Në stadiumin “Vankdorf” e kanë pësuar edhe shumë skuadra të mëdha gjatë historisë.

Aty ka humbur Reali i Madridit, Juventusi dhe Mançester Junajtid. Është një “kurth” në të cilin mund të bjerë edhe Interi i Simone Inzagit. Por këta të fundit në Champions kanë bërë shumë mirë dhe duan që të hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat