Befason Guardiola

Futboll

Befason Guardiola

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:50
Guardiola,e Stones

Në prag të ndeshjes së tretë në Champions League kundër Sparta Pragës, trajneri i  Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për situatën te “citizens”.

Trajneri spanjoll është ndalur në veçanti në lidhjen e veçantë që ka me mbrojtësin John Stones, njeriun që i dha fitoren në fundjavë ndaj Wolves.

“John është sikur të jetë djali im, sinqerisht. Unë e di gjuhën e tij të trupit, di gjithçka për të. Ai është një nga profesionistët më të adhuruar dhe një person i dashur.

Nuk ka asnjë person që do të doja më shumë se ai”, u shpreh Pep Guardiola për mbrojtësin anglez, një nga të besuarit e tij.

Duke folur për ndeshjen e sotme, ai shtoi: “Sezoni është i gjatë dhe ka shumë ndeshje të vështira.

E pamë këtë gjë ndaj Wolves dhe kështu do të jetë edhe sot në Champions. Duht përqendrim, durim dhe kujdes, pasi çdo situatë mund të ndryshojë rezultatin në favor apo kundër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat