Real Madridi e ka një problem të madh para “El Clasico”-s!

Futboll

Real Madridi e ka një problem të madh para “El Clasico”-s!

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:53
Ancelotti

Real Madrid mbrëmë shënoi fitore me përmbysje të madhe ndaj Borussia Dortmundit 5:2 në kuadër të xhiros së tretë të Champions League, por skuadra mori një lajm të keq pas ndeshjes.

“Marca” shkruan se Rodrigo ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit me siguri do të mungojë në “El Clasico” kundër Barcelonës.

Rodrigo ka një dëmtim të kofshës dhe pritet të mungojë për të paktën një javë, pra nuk do të jetë gati për derbin e përjetshëm.

“El Clasico” është planifikuar për 26 tetor nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat