Henry paralajmëron Mbappen

Futboll

Henry paralajmëron Mbappen

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:59
Mbappe

Ylli i mbrëmjes së djeshme ishte Vinicius Jr. në “Satntiago Bernabeu”. Braziliani la tërësisht në hije Kylian Mbappé. Real Madridi e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e dy golave, por e në fundin e ndeshjes triumfoi ndaj Borussia Dortmundit 5-2.

Kjo përmbysje spektakolare edhe veçanërisht falë “hat-trick” të realizuar nga kampioni brazilian, i cili u nis drejt fitimit të “Topit të Artë” për këtë vit. Një çmim i merituar, ndërsa sulmuesit francez do t’i duhet të presë edhe më shumë, përpara se ta fitojë atë.

Nëse niveli i paraqitjeve të tij nuk rritet, do të jetë gjithashtu e vështirë ta fitojë ‘Topin e Artë’ edhe në vitin 2025, siç parashikon Thierry Henry: “Ai duhet të merret me faktin e të qenit lojtar i Real Madridit. Është shumë e vështirë, por duhet ta përballojë këtë realitet të ri”.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës vazhdoi më tej: “A është ky Mbappe, lojtari që pamë te PSG? Jo, ai ende duhet të mësojë. E di se është e çuditshme ta them këtë, por Mbappe duhet të luajë si ‘9’. Situata është shumë e vështirë për të në këto kohë (referuar edhe akuzave për përdhunim, të ngritura në Suedi ndaj tij)”.

Në 13 ndeshje për Real Madridin, ylli francez ka shënuar 8 gola. Për Henry, ai mund dhe duhet të bëjë më shumë: “Të shënosh gola nuk mjafton në këtë lloj klubi. Unë do të bëj ‘avokatin e djallit’ në këtë rast, sepse gjithmonë themi se duhet kohë që një lojtar të përshtatet me një klub të ri… Por, për fat të keq, kur e vesh atë fanellë, nuk keni shumë kohë për të treguar sa vleni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat