Bordin “kryqëzon gishtat” për 3 futbollistë

Futboll

Bordin “kryqëzon gishtat” për 3 futbollistë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:02
Elbasani

Elbasani do të nisë fazën e 2-të të Superiores në shtëpi, me verdheblutë që do të presin Skënderbeun. Takim ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 dhe që është shumë i rëndësishëm për elbasanasit.

Ekipi i drejtuar nga Roberto Bordin ka nisur tashmë përgatitjet për këtë takim, me skuadrën që vazhdin intesivisht stërvitjen në mënyrë që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur. Për këtë përballje italiani do të ketë një mungesë të sigurtë.

Edon Hasani për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë nuk do të mund të kontribuajë ndaj korçarëve. Shkodran do të jetë i pezulluar, duke u bërë një mungesë ‘big” për Bordin.

Gjithsesi trajneri i Elbasanit ‘kryqëzon gishtat’ për 3 futbollitë. Ardit Hila dhe Bedri greca janë në fazën  e fundit të rikuperit nga dëmtimi dhe shpreson që deri ditën e ndeshjes të mund të jenë gati. Ndërkohë lajm i mirë është edhe rikthimi i Arsen Kasas, i cili prej ditësh ka nisur përgatitjet me ekipin dhe pritet që ndaj korçarëve të jetë i gatshëm..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat