Musiala në dilemë

Futboll

Musiala në dilemë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Dilema më e madhe e trajnerit Vinsent Kompani në krye të Bajernit përgjatë ballafaqimit me Barcelonën është Xhamal Musiala.

Mesfushori i bavarezëve ka pak ditë që është rikthyer në stërvitje dhe nuk ka shpresa të nis nga minuta e parë. Në këtë situatë Kompani ka dy zgjedhje, inkuadrimin e Olizes në qendër të mesfushës dhe Ganbri e Koman nga krahët, ose Myler si 10- sh, ndërsa Olize e Gnabri do t’i shërbejnë prej linjave respektive Herri Kejn.

Duket se mbrojtja është “e blinduar” me Guerreiro-Upamekano-Kim-Dejvis, ndërsa risia është emri Zhoao Pahlinja, në krahë të Joshua Kimish.

Ky do të jetë testi i madh ku Bajerni do të vërë në provë aftësitë e Pahlinjës, për të cilin u shpenzuan mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat