Inzaghi i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Interit

Futboll

Inzaghi i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Interit

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:23
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Interit dhe i ka bindur të gjithë skeptikët se është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim.E ka bërë me fakte, me trofe dhe me lojën e tij spektakolare.

Pavarësisht se në fillimin e këtij sezoni ka hasur disi vështirësi, ajo që ka bërë vitin e kaluar duke dominuar kampionatin dhe dy sezone më parë kur flirtoi me Ligën e Kampioneve janë në memorien e tifozëve.

Shifrat thonë se ai është trajneri më fitues në historinë e Interit, nga ata që kanë të paktën mbi 100 ndeshje.

Kundër Romës, Inzagi arriti fitoren e tij të 110-të si trajner i zikaltërve duke marrë një vend të rëndësishëm në klasifikimin e të gjithë atyre që kanë drejtuar ekipin nga Milano. Inzagi tani ka përpara 3 mite të pankinës së Interit, Trapatonin që ka 126 fitore, Mançinin që ka 176 fitore dhe Helenio Herreren që ka 205 fitore.

Sigurisht që misioni i radhës është të ngjitet në podium për të parakaluar Trapatonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat