Emocionet e Kupës rikthehen sërish në Strugë 

Futboll

Emocionet e Kupës rikthehen sërish në Strugë 

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:39
Bojan Ilievski

Struga Trim Lum do të luaj sërish në shtëpi, këtë herë në kuadër të Kupës së Maqedonisë. 

Në kuadër të raundit të dytë të kësaj gare, sot do të jetë nikoqir të Makedonija GJ.P.

“Emocionet e Kupës rikthehen sërish në Strugë, kur në kuadër të 1/8 së finales do të mirëpresim skuadrën e Makedonija Gj.P, aktualisht lidere në Ligën e Dytë.

Neve e filluam mbarë këtë kompeticion, teksa në kuadër të raundit të parë mundëm Slloga Vinicën.

Megjithatë neve kërkojmë të ju rikthehemi fitoreve pas humbjes 1:4 në fundjavë nga Sileksi në kampionat”, njofton FC Struga.

“Ajo që na ndodhi në ndeshjen e kaluar, duhet ta harrojmë sa më shpejtë dhe ta lëmë pas vetes, mirëpo njëkohësisht të marrim edhe mësimin e duhur. Na pret një ndeshje tjetër shumë e rëndë kundër skuadrës së Makedonija GJ.P., që në rradhët e saja ka shumë futbollistë që kanë luajtur edhe në Ligën e Parë vite me rradhë.

Megjithatë neve jemi kampion dhe na duhet të fillojmë të luajmë si kampion. Mendoj se është dita kur neve mund të dëshmojmë një gjë të tillë, ta tregojmë sa vlejmë, të kalojmë këtë raund dhe ta ngrisim atmosferën në klub” – u shpreh Bojan Ilievski.

E pranon se emocionet do jenë prezente, megjithatë dëshira e tij e madhe është që të kalojmë këtë pengesë.

“Makedonija GJ.P është një skuadër që e njoh shumë mirë. Atje kalova dy vite të plota, ku kishim momente edhe të mira, por edhe të këqija. Një numër i madh i futbollistëve me të cilët kam luajtur janë ende pjesë e saj.

Gjithsesi se emocionet do të jenë prezente, megjithatë dëshira ime është që të fitojmë në ndeshjen e sotme” – u shpreh Bojan Ilievski, i cili pa dyshim se e njeh mirë kundërshtarin, për të cilët ka zhvilluar 57 ndeshje gjithsej.

Ndeshja Struga Trim Lum-Makedonija Gj.P, në program është sot me fillim në ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Strugë, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Marjan Stojanovski nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat