Vinicius Jr: Të hënën dua ta fitoj “Topin e Artë” për të gjithë brazilianët

Futboll

Vinicius Jr: Të hënën dua ta fitoj “Topin e Artë” për të gjithë brazilianët

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:48
Vinicius Jr

Vinicius Jr. ishte protagonisti absolut i mbrëmjes së djeshme në Champions League.

Sulmuesi brazilian shënoi një “hat-trick” në fitoren 5-2 të Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit, në kompeticionin më të lartë europian për klubet.

Pas ndeshjes u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur që jam në gjendje ta kthej gjithë dashurinë e treguar nga kjo skuadër, nga presidenti dhe të gjithë njerëzit që besuan në mua kur isha vetëm 16 vjeç.

Kur isha në Rio de Zhaneiro dhe te Flamengo, drejtuesit e këtij klubi të madh bënë gjithçka që ishte e mundur për të më sjellë këtu. Në fakt ishte një proces shumë i gjatë. Deri në ndeshjen e sotme, ku shënova ‘hat-trick’ e parë në Champions League, u rrita çdo ndeshje.

Jam vetëm 24 vjeç dhe kam arritur të mësoj nga futbollistët më të mirë, por edhe drejtuesit më të mirë. Dua të vazhdoj të rritem, sepse luaj me më të mirët në botë. Dua të bëj histori si Marcelo, Casemiro, Roberto Carlos, Ronaldo”.

Diaa fjalë pati edhe për “Topin e Artë” 2024: “Tifozët e Brazilit dhe në mbarë botën janë gjithmonë të rëndësishëm.

Ata më kanë mbështetur gjithmonë, që kur kam ardhur këtu në moshën 18-vjeçare. Gjithmonë kam thënë se doja ta fitoja këtë çmim për të gjithë brazilianët, shpresoj që të hënën të ndodhë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat