11 futbollistët e mirënjohur, kontrata e të cilëve skadon në vitin 2025

Futboll

11 futbollistët e mirënjohur, kontrata e të cilëve skadon në vitin 2025

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:55
Lojtarët

Portali “Sportingpedia” ka renditur 11 futbollistët me vlerësimin më të lartë në treg, të cilët do të jenë të lirë në përfundim të këtij sezoni. Pra, secili prej tyre mund të negociojë pa asnjë kufizim me klube të tjera duke filluar nga janari 2025.

Nejmar

Futbollisti i Al-Hilal vlerësohet 30 milionë euro dhe kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Virxhil van Dijk

Futbollisti i Liverpullit vlerësohet 30 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Xhonatan Tah

Futbollisti i Bajer Leverkuzenit vlerësohet 30 milionë euro, i përfundon kontrata më 30 qershor 2025.

Kevin de Brujne

Futbollisti i Man. Siti vlerësohet 45 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Heung-min Son

Futbollisti i Totenhamit vlerësohet 45 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Xhonathan David

Futbollisti i Lille-s vlerësohet me 45 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Xhoshua Kimih

Futbollisti i Bajern Munihut vlerësohet 50 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Alfonso Dejvis

Futbollisti i Bajern Munihut vlerësohet 50 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Mohamed Salah

Futbollisti i Liverpool-it vlerësohet 55 milionë euro, kontrata do t’i përfundojë më 30 qershor 2025.

Leroj Sane

Futbollisti i Bayern Munich vlerësohet 60 milionë euro, kontrata do t’i përfundojë më 30 qershor 2025.

Aleksander-Arnold

Futbollisti i Liverpool-it vlerësohet 70 milionë euro, kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat