Reali në telashe

Futboll

Reali në telashe

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 14:30
Rodrygo dhe Courtois

Dy lajme të këqija për trajnerin Karlo Ançeloti në prag të “El Clasico”-s me Barcelonën!

Real Madridi nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë si portieri Tibo Courtois dhe Rodrygo.

Pas teste të para të kryera ka rezultuar se sulmuesi brazilian ka një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë dhe nesër do të mësohet për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Vetë klubi madrilen konfirmoi dhe mungesën e portierit belg përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë dhe do të mungojë kundër rivalëve të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat