Gola që vlejnë fitoren

Futboll

Gola që vlejnë fitoren

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 14:39
Granada

Jasir Asani shënoi dy herë në Champions League të Azisë me Gëangju dhe kryeson renditjen e golashënuesve me gjashtë gola pas tri ndeshjesh. Myrto Uzuni i dha fitoren 3-2 Granadës me penalltinë e minutës së 92-të.

Jasir Asani vazhdon formën e shkëlqyer në Champions League të Azisë, me dy gola të shënuar që i dhanë fitoren 3-1 skuadrës së tij, Gëhangju, kundër Johor të Malajzisë. Starti i skuadrës koreane ishte i rrufeshëm, me dy gola brenda gjashtë minutave të shënuar nga sulmuesi kuqezi.

Në minutën e tretë, Asani shënoi me një goditje të bukur brenda zonës, duke harkuar topin me të majtën nga e djathta në drejtim të shtyllës së largët, një gol ndryshe nga ata që jemi mësuar zakonisht prej tij, me gjuajtje të forta nga jashtë zonës. Vetëm tri minuta më pas, Asani shënoi golin e dytë, pasi i rrëmbeu topin mbrojtësit të fundit kundërshtar.

Gëangju kryeson me pikë të plota pas tri ndeshjesh në grupin lindor të Champions League të Azisë dhe në të treja fitoret ka qenë firma e Asanit. Ai kryeson renditjen e golashënuesve për të dy grupet, me gjashtë gola. Një gol me peshë shënoi edhe sulmuesi tjetër kuqezi, Myrto Uzuni, duke i dhënë fitoren 3-2 skuadrës së tij, Granada, në ligën e dytë spanjolle.

Granada fitoi në fushën e Castellon, me të cilin ishte me pikë të barabarta para takimit. Uzuni shënoi golin e tretë, me penallti, në minutën e 92-të. Fitorja e katërt radhazi për Granadën, që ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Uzuni shkon në kuotën e pesë golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat