2 Korriku luan sonte në “Fadil Vokrri” për UEFA Youth League

Futboll

2 Korriku luan sonte në “Fadil Vokrri” për UEFA Youth League

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 15:34
2 Korriku U19

Skuadra e Kosovës në grupmoshat e reja, 2 Korriku U19 sonte luan ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Youth League.

Klubi nga Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret ekipin kundërshtar, UC Dublin U19.

Ndeshja nis nga ora 18:00 dhe është historike për klubin tonë.

Kujtojmë se asnjë skuadër nga Kosova nuk kishte arritur deri në këtë raund të Youth League dhe kjo është hera e parë që një klub nga Kosova merr pjesë në këtë kompeticion të talentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat