E pyesin për Osimhenin, përgjigje interesante nga lojtari i Kosovës

Futboll

E pyesin për Osimhenin, përgjigje interesante nga lojtari i Kosovës

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 15:35
Osimhen e Zeneli

Skuadra e Galatasarayt sonte e pret në shtëpi kundërshtarin nga Suedia, Elfsborg në UEFA Europa League, raundi i tretë.

Arbër Zeneli u paraqit në konferencë për media para ndeshjes dhe mori një pyetje interesante në lidhje me sulmuesin, Victor Osimhen.

Ai u pyet nga gazetarët se si skuadra e tij është përgatitur për ta ndalur sulmuesin nigerian.

“Kam luajtur edhe kundër Lionel Messit, pra gjithçka është në rregull.

Por, sigurisht që i lëm anash shakat dhe sulmuesi Osimhen është shumë lojtar i mirë.

Por, Sebastian Holmen do të kujdeset për të”, u përgjigj Arbër Zeneli.

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Elfsborgut do të zhvillohet sonte nga ora 16:30 në stadiumin e klubit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat