Mourinho provokon Cityn

Futboll

Mourinho provokon Cityn

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:05
Jose Mourinho

Vigjilja e ndeshjes mes Fenerbahces dhe Manchester Utd është arena e radhës kur Jose Mourinho  ka mundur që të bëjë provokimin e radhës.

Siç dihet Manchester City është nën hetim nga Premier Liga, e cila akuzon ekpin në fjalë për plot 115 shkelje financiare. Nëse akuzat do të vërtetoheshin atëherë Mançester Siti mund të rrezikojë shumë. N jë vendim i tillë do të kishte impakt edhe në sezonet e kaluara.

Pikërisht në këtë pikë ka ndërhyre edhe Mourinho, i cili si trajner i Fenerbahces u ka kujtuar ish-tifozëve të tij në Manchester se sezonit 2017-2018 mund të “arkëtojë” një titull kampion.

“Ashtu siç e dini ju fare mirë në 2017-2018 Junajtidi im fitoi Ligën e Europës dhe përfundoi në vendin e dytë në Premier Ligë. Unë mendoj se kemi ende një shans për ta fituar atë titull nëse Sitit zbresin pikët për shkak të shkeljeve që ka bërë. Dhe në rast se ne fitojmë titullin mua Junajtid më detyrohet një shumë të majmë, të cilën e kisha në kontratë në rast triumfi”, tha Mourinho.

Në sezonin të cilit i referohej Murinjo, Siti vendosi një rekord duke grumbulluar plot 100 pikë ndërsa Junajtid përfundoi në vendin e dytë me 81.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat