Nuk kanë mbetur më shumë se tri javë ku do të zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës C të Kombeve në futobl.
Kjo ndeshje është sikur finale dhe rumunët e presin me presion sfidën me Kosovën.
Rumunët i gëzohen një fakti, të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen me Kosovën.
"Biletat për ndeshjen me Kosovën janë shitur!
Interesimi për dy ndeshjet është shumë i madh dhe tre ditë pas daljes në shitje të biletave për ndeshjen e parë, ato janë shitur", - thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë[
Ndeshja do të zhvillohet në Arenën Kombëtare në Bukuresht, ku pritet të janë mbi 40.000 shikues.
“Ndeshja e parë do të jetë ajo me kombëtaren e Kosovës, më 15 nëntor nga ora 20:45, dhe të gjitha biletat janë shitur për më pak se 72 orë”, shkruan mes të tjera nga federata rumune.