Rumunët i gëzohen një fakti para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Rumunët i gëzohen një fakti para ndeshjes me Kosovën

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:21
Tifozët rumunë

Nuk kanë mbetur më shumë se tri javë ku do të zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës C të Kombeve në futobl. 

Kjo ndeshje është sikur finale dhe rumunët e presin me presion sfidën me Kosovën. 

Rumunët i gëzohen një fakti, të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen me Kosovën.

"Biletat për ndeshjen me Kosovën janë shitur!

Interesimi për dy ndeshjet është shumë i madh dhe tre ditë pas daljes në shitje të biletave për ndeshjen e parë, ato janë shitur", - thuhet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë[

Ndeshja do të zhvillohet në Arenën Kombëtare në Bukuresht, ku pritet të janë mbi 40.000 shikues.

“Ndeshja e parë do të jetë ajo me kombëtaren e Kosovës, më 15 nëntor nga ora 20:45, dhe të gjitha biletat janë shitur për më pak se 72 orë”, shkruan mes të tjera nga federata rumune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat