Arsimi nga Çegrani dhe kampioni në fuqi Struga Trim Lum, janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në Futboll.
Arsimi i Çegranit në Gostivar ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Voska Sport nga Ohri.
Ky ishte takim mes skuadrave shqiptare.
Për Arsimin realizuan: Avduli (22’), Zeqiri (71’) e Ramadani (90’) dhe për Voskën shënoi Larson Tomas (5’).
Struga Trim Lum e mposhti me rezultat 2:0 Makedonija GP.
Golat i realizuan Tairi (25’) e Kehinde (90+5’).
Në çerekfinale janë kualifikuar katër skuadra shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Struga Trim Lum, Arsimi e Gostivari dhe katër maqedonase Vardari i Shkupit, AP Brera, Pelisteri dhe Sileksi.