Arsimi eliminon Voska Sportin, Struga Trim Lum nuk lejon befasi në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Arsimi eliminon Voska Sportin, Struga Trim Lum nuk lejon befasi në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:40
KF Arsimi

Arsimi nga Çegrani dhe kampioni në fuqi Struga Trim Lum, janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në Futboll.

Arsimi i Çegranit në Gostivar ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Voska Sport nga Ohri. 

Ky ishte takim mes skuadrave shqiptare.

Për Arsimin realizuan: Avduli (22’), Zeqiri (71’) e Ramadani (90’) dhe për Voskën shënoi Larson Tomas (5’).
Struga Trim  Lum e mposhti me rezultat 2:0 Makedonija GP. 

Golat i realizuan Tairi (25’) e Kehinde (90+5’).

Në çerekfinale janë kualifikuar katër skuadra shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Struga Trim Lum, Arsimi e Gostivari dhe katër maqedonase Vardari i Shkupit, AP Brera, Pelisteri dhe Sileksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat