Grigioni: Më vjen keq, por Thomas Strakosha nuk ka talent

Futboll

Grigioni: Më vjen keq, por Thomas Strakosha nuk ka talent

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:43
Thomas Strakosha

Ish-përgatitësi i portierëve te Lacio, Adalberto Grigioni, ka dhënë mendimin e tij sa i përket portierëve të kryeqytetasve që ka punuar në të kaluarën.

Mes tyre ishte edhe Thomas Strakosha, për të cilin italiani nuk ngurroi që të thotë edhe fjalën e fundit.

Sipas tij, portieri shqiptar nuk ka talent dhe ka një limit se deri ku mund të shkojë.

“Strakosha? Erdhi te ne kur ishte 15 vjec. E pamë menjëherë që kishte një strukturë fantastike fizike për një portier, thjesht duhej të ndërtohej. Megjithatë, për fat të keq, nuk kishte ndonjë talent të madh.

Prandaj ne u përpoqëm ta rrisnim, por herë pas here kishte boshllëqe sepse nuk kishte talent, pak introvert si karakter dhe shpeshherë negativ. Pas një kohe u kuptua se nuk mund të shkonte më tej, kishte një limit dhe nuk kishte më motivim për t’u rritur pasi e kishte vendin e garantuar”, tha Grigoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat