I dëshpëruar

Futboll

I dëshpëruar

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:48
Perin

Portieri i Juventusit, Perin, me siguri ishte më i miri jo vetëm i takimit kundër Shtutgart, por edhe më i miri i mbrëmjes së djeshme në Champions League.

Në një natë katastrofë për bardhezinjtë, portieri ruajti sadopak nderin e italianëve.

Një penallti e pritur, të paktën 3 gola të tjerë të sigurtë të evituar, Perin bëri gjithçka që Juventusi të mbetej në lojë dhe të mos pësonte. E megjithatë, natën e italianëve ishte aq e keqe sa edhe “Zoti” i zbritur në tokë nuk mund t’i ndalonte nga pësimi i humbjes. Shtutgarti shënoi një gol në shtesë, për ta mbyllur ndeshjen në 0-1.

Përjetimi për Perin ishte i madh pasi i shkoi dëm gjithë super performanca e zhvilluar.

Pavarësisht se është shpallur lojtari i ndeshjes, portieri ka shpërthyer në lot për atë gol të pësuar dhe për faktin se të gjithë ato pritje shkuan më kot pasi nuk u grumbullua të paktën një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat