Barcelona hedh sytë nga Liverpooli

Futboll

Barcelona hedh sytë nga Liverpooli

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:59
Liverpooli

Barcelona planifikon të hyjë në garë për sulmuesin e Liverpool, Darwin Nunez.

Katalanasit duan të sigurojnë një lojtar pasues për polaku Robert Lewandowski.

Uruguaini është sulmues i klasit botëror, por nuk e ka shprehur veten ende në Anfield. Ai luan mirë me topin, por nuk e gjen me lehtësi rrjetën.

Barcelona synon të shfrytëzojë këtë ngërç të lojtarit shtatlartë për ta blerë sa më lirë, duke qenë se Liverpool ka plane të tjera.

Kostoja e Nunez mund të shkojë 65 mln euro, më pak nga sa u ble nga klubi anglez dy vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat