Laçi merr një super mesazh para përballjes ndaj Cityt

Futboll

Laçi merr një super mesazh para përballjes ndaj Cityt

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 17:19
Pamje

Sparta e Pragës do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertën e vështirë përballë Manchester City, sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League. Sigurisht që Sparta do t’i besojë edhe shqiptarëve për të surprizuar “Qytetarët”.

Teksa, një prej futbollistëve shqiptarë ka marrë mesazh motivues në prag të kësaj sfide të vështirë. Emin Laçi, babai i Qazim Laçit është një nga mbështetësit më të mëdhenj të mesfushorit.

Sigurisht që mbështetja e tij nuk mund të mungonte dhe para në ndeshje si kjo e sotmja, duke e “surprizuar” me një postim në “Facebook”.

“Ximi ti sonte luan me Manchester Cityn. Babi, mami, Riku, të urojmë fitore dhe ishalla do Zoti një gol nga këmba jote. Të përqafojmë nga larg”, shkruan babai i mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat