Xavi, United dhe Raphinha

Futboll

Xavi, United dhe Raphinha

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 18:50
Raphinha

Raphinha këtë sezon po rilind te Barcelona! Ai është kthyer në variantin e mëparshëm, kur driblonte të gjithë dhe shkëlqente në fushë në 30 metrat e fundit.

Manchester City dhe Newcastle kanë interes për sulmuesin brazilian, vlera e të cilit sot llogaritet rreth 100 mln euro.

Raphinha natyralisht luan në krahun e djathtë të sulmit, por së fundmi po luan edhe si trekuartist.

Kjo është një risi e sjellë nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Mediat angleze shkruajnë se, nëse Xavi merr drejtimin e Manchester United, ai do të tentojë me të gjitha mundësitë për të blerë yllin Raphinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat