10 gola në dy ndeshje, fitojnë Bodo Glimt dhe Galatasaray

Futboll

10 gola në dy ndeshje, fitojnë Bodo Glimt dhe Galatasaray

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 19:10
Galatasaray

Ishin padyshim përballje spektakolare dhe kjo mund të shihet që nga numri i golave, plot 10 në vetëm dy sfida.

“Gjigantët” turq të Galatasaray kanë regjistruar një tjetër sukses, kësaj here në arenën evropiane, duke mposhtur me shifrat 4-3, suedezët e Elfsborg, në sfidën e vlefshme për xhiron e tretë të fazës ligës, së UEFA Europa League.

Golat e Icardi, Baris Yilmaz e Akgun, si dhe një autogol i Pettersson ishin vendimtare në triumfin e “Luanëve” të Stambollit, ndërsa për miqtë suedezë topin në rrjetë e çuan Hult, Baidoo e Larsson, por pa mundur dot të realizonin përmbysjen e madhe, me tre pikët që mbetën në tokën turke.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të së mërkurës, norvegjezët e Bodo/Glimt triumfuan në transfertën e vështirë ndaj Braga.

Evjen dhe Nielsen ishin autorët e golave për fituesit, ndërsa Silou Niakate barazoi shifrat për “luzitanët” vendas në minutën e 64’-t, por vetëm tre minuta më vonë u ndëshkua me dy kartonë të verdhë radhazi, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë e për rrjedhojë duke i shkaktuar humbjen e dytë në këtë edicion të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat