Otrant – Olympic nga Ulqini megjithatë këndellet pas një serie të rezultateve të dobëta dhe i ikë fundit të renditjes në elitën e futbollit malazez.
Skuadra shqiptare Otrant – Olympic ndali tre pikë duke e mposhtur me rezuktat 2:1 skuadrën Jedinstvo – Franca.
Për skuadrën shqiptare shënuan Baba Musa (9’) e Halil Muharremoviq (32’) dhe për udhëtuesit Zharko Koraç (56’ – nga penalltia).
Pas javës së 13-të, Otrant – Olympic është në pozitën e parafundit (i nënti) me 12 pikë dhe Jedinstvo në të 6-tin me 16 sosh.