Deçiqi merr pikë në Tivar

Futboll

Deçiqi merr pikë në Tivar

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 19:25
Deçiqi

Kampioni në fuqi i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka importuar pikë nga Tivari, duke barazuar me rezultat 1:1 me Mornarin, në takimin e javës së 13-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Futbolistit i Deçiqit, Ognjen Stijepoviq, shënoi nga afërsia dhe nga një pozitë shumë e vështirë pikërisht në minutën e 39-të.

Vendasit barazuan në minutën e 79-të me golin e Filip Mitroviq.

Deçiqi renditet në vend të katërt me 18 pikë e Mornari në të shtatin me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat