Guardiola: Duhet mposhtur Spartën për ta lehtësuar punën

Futboll

Guardiola: Duhet mposhtur Spartën për ta lehtësuar punën

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 19:55
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai synon fitore kundër Sparta Prague në Champions Leage për të forcuar pozitën dhe për të lehtësuar presionin nga ndeshjet e ardhshme në terren të huaj.

City e pret sonte në "Etihad" Sparta Prague, ndërsa më vonë do të udhëtojë për t'u ndeshur me Sporting Lisbonën, Juventusin e Paris Saint-Germain.

“Nuk është e lehtë”, ka thënë Guardiola.

“Ndeshjet që kemi në shtëpi duhet t’i mbyllim, përndryshe do të jetë e vështirë të përfundojmë në tetë të parët dhe ky është objektivi që duam të arrijmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat