Barcelona dhe Arsenal, përplasen për sulmuesin kolumbian të Aston Villas

Futboll

Barcelona dhe Arsenal, përplasen për sulmuesin kolumbian të Aston Villas

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 19:57
Jhon Duran

Sipas “AS Colombia”, Arsenali dhe Barcelona kanë kontaktuar me Aston Villan për sulmuesit Jhon Duran, i cili ka pasur një fillim sezoni të jashtëzakonshëm.

Qendërsulmuesi amerikano-jugor ka bërë 12 paraqitje dhe ka realizuar 7 gola në fillimi i sezonit mes Premier League-s dhe Champiosnit.

Tri paraqitje dhe dy gola në nivel evropian, por vetëm 115 minuta në fushë, tetë paraqitje dhe katër gola në 199 minuta në kampionat.

Më pas një gol në vetëm një ndeshje në EFL Cup.

Skuadra nga Birminghami ka vendosur një çmim prej 75 milionë paundësh (90 milionë euro) për sulmuesin, i cili së fundi ka nënshkruar një kontratë të re që do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2030.

20-vjeçari ka arritur rezultate mbresëlënëse në sezonin 2024/25, duke përfshirë golin në fitoren 2-0 kundër Bolongnas të martën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat