Sot ka ndodhur një incident në Ligën e Dytë të Kosovës në futbol, gjithnjë duke iu referuar faqes zyrtare të klubit Tefik Çanga nga Tërni i Ferizajt.
Ky klub ka konfirmuar se janë sulmuar në Pozhoran nga mikpritësit.
Sipas ekipit mysafir, ata u sulmuan, teksa policia arrestoi edhe disa persona.
Ballafaqimi mes Vllaznisë dhe Tefik Çangës ka përfunduar baras (3:3).
Pas javës së 9-të në Ligën e Dytë të Kosovë në futboll, Prizreni kryeson me 22 pikë, pasojnë Sharri me 21, Tefik Çanga 20, Dielli 19, Dardania 18 pikë etj.