Granit Xhaka nga minuta e 63-të, Bayer nuk fiton në Brest

Futboll

Granit Xhaka nga minuta e 63-të, Bayer nuk fiton në Brest

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 20:38
Pamje nga ndeshja

Bayer Leverkuseni ka luajtur baras (1:1) me Brest-in vendas, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kësaj radhe nuk ka startuar nga minuta e parë për Leverkusenin.

Xhaka u paraqit nga minuta e 63-të në barazimin e kampionit gjerman.

Për Leverkusenin shënoi Wirtz (24’) dhe për Brest-in Lees-Melou (39’). 

Brest dhe Leverkusen vazhdojnë pa humbje, dy fitore e një barazim, duke u renditur në vend të tretë përkatësisht në të katërtin me nga 7 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat