Bayerni pëson humbje të rëndë, fitojnë City, Interi dhe Liverpooli
Lille shokon me rezultat 3:1 Atleticon në Madrid, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League.
Edon Zhegrova ka treguar edhe një herë klasin e tij në Champions League dhe sërish ndaj skuadrës nga kryeqyteti spanjoll! Kësaj radhe ndaj Atletico Madridit duke shënuar eurogol nga 17 metra në këndin e epërm të djathtë në minutën e 61-të.
Zhegrova futet në lojë në minutën e 16-të duke treguar angazhim të madh e i dha gjallëri lojës së skuadrës franceze që po befason të gjithë.
16 skuadrat e para
Ndeshjet
Atletico - Lille 1:3
Barcelona - Bayerni 4:1
Benfica - Feyeonoordi 1:3
Manchester City - Sparta 5:0
Leipzig - Liverpool 0:1
Salzburg - Dinamo Zagreb 0:2
Young Boys - Interi 0:1
Atalanta - Celtic 0:0 (0:0)
Brest - Bayer 1:1 (1:1)
Alvarez në minutën e 8-të shënoi për Atleticon dhe Zhegrova në minutën e 61-të e David nga penalltia në atë të 74-tën e 89' për Lillen.
Barcelona e ka deklasuar me lojë e rezultat 4:1 Bayern Munihu.
Lideri i kampionatit spanjoll ka dlshmuar cilësi ndaj gjigantit gjerman.
Një fitore bindëse që konfirmon formën e djalmoshave të Flick-ut,
Raphina është trim i ndeshjes duke shënuar het-trik.
Për Barcelonën shënuan Raphinha (2’, 45’ e 56’), Lewandowski (36’) dhe për Bazernin realizoi Kane (18’).
Manchester City ka fituar me 5:0 ndaj Young Boysin. Golat i realizuan Foden 3', Haaland 58' e 68', Stones 64' dhe Nunes 88' - nga penalltia.
Liverpooli ngadhënjeu në konak të Leipzig me rezultat 1:0, duke iu falënderuar golit të Nunez në minutëne 27-të.
Interi mezi fitoi në Bernë me 1:0 ndaj Young Boys. Thuram shënoi në mintutën e 90+3.
Arnautoviq i Interit në minutën e 48-të dështoi nga penalltia.