Edon Zhegrova shokon spanjollët, Barcelona bindëse ndaj bavarezëve

Futboll

Edon Zhegrova shokon spanjollët, Barcelona bindëse ndaj bavarezëve

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 tetor 2024 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:54 më 23.10.2024
Edon ZHegrova feston me shokë

Bayerni pëson humbje të rëndë, fitojnë City, Interi dhe Liverpooli

Lille shokon me rezultat 3:1 Atleticon në Madrid, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League.

Edon Zhegrova ka treguar edhe një herë klasin e tij në Champions League dhe sërish ndaj skuadrës nga kryeqyteti spanjoll! Kësaj radhe ndaj Atletico Madridit duke shënuar eurogol nga 17 metra në këndin e epërm të djathtë në minutën e 61-të.

Zhegrova futet në lojë në minutën e 16-të duke treguar angazhim të madh e i dha gjallëri lojës së skuadrës franceze që po befason të gjithë.

Image

16 skuadrat e para

Ndeshjet

Atletico - Lille 1:3
Barcelona - Bayerni 4:1
Benfica - Feyeonoordi 1:3
Manchester City - Sparta 5:0
Leipzig - Liverpool 0:1
Salzburg - Dinamo Zagreb 0:2
Young Boys - Interi 0:1
Atalanta - Celtic 0:0 (0:0)
Brest - Bayer 1:1 (1:1)

Alvarez në minutën e 8-të shënoi për Atleticon dhe Zhegrova në minutën e 61-të e David nga penalltia në atë të 74-tën e 89' për Lillen.

Barcelona e ka deklasuar me lojë e rezultat 4:1 Bayern Munihu. 

Lideri i kampionatit spanjoll ka dlshmuar cilësi ndaj gjigantit gjerman.

Një fitore bindëse që konfirmon formën e djalmoshave të Flick-ut,

Raphina është trim i ndeshjes duke shënuar het-trik.

Për Barcelonën shënuan Raphinha (2’, 45’ e 56’), Lewandowski (36’) dhe për Bazernin realizoi Kane (18’).

Manchester City ka fituar me 5:0 ndaj Young Boysin. Golat i realizuan Foden 3', Haaland 58' e 68', Stones 64' dhe Nunes 88' - nga penalltia. 

Liverpooli ngadhënjeu në konak të Leipzig me rezultat 1:0, duke iu falënderuar golit të Nunez në minutëne 27-të.

Interi mezi fitoi në Bernë me 1:0 ndaj Young Boys. Thuram shënoi në mintutën e 90+3.

Arnautoviq i Interit në minutën e 48-të dështoi nga penalltia.

Interi e Manchester City favoritë

(E plotësuar) - Edon Zhegrova në minutën e 61-të ka shënuar për Lillen. LIlle në epërsi me 1:2. 

Përfundojnë pjesët e para.

45' Raphinha shënoi për 3:1 në favor të Barcelonës

Ndeshjet

Atletico - Lille 1:3
Barcelona - Bayerni 4:1
Benfica - Feyeonoordi 1:3
Manchester City - Sparta 5:0
Leipzig - Liverpool 0:1
Salzburg - Dinamo Zagreb 0:2
Young Boys - Interi 0:1
Atalanta - Celtic 0:0 (0:0)
Brest - Bayer 1:1 (1:1)

42' Po luhen minutat e fundit të pjesës së parë.

36' Robert Lewandowski ka realizuar për epërsinë 2:1 ndaj Barcelonës.

33' Liverpooli po tregon lojë të mirë.

28' Nunez shënon për Liverpoolin.

27' Ndeshje të mira.22' Lojë e madhe në Barcelonë.

18' Harry Kane ka shënuar nga afërsia pas asistimit të Gnabryt.

15’ Ndeshje e luftuar mes Barcelonës dhe Bayern Munihut.

10' Harry Kane ka barazuar rezultatin me Barcelonën por anulohet goli i tij për pozitë jashtë loje..8' Alvarez realizon për Atleticon.

6' Ndeshje të mira.

3' Foden shënon për Manchester Cityn.

2' Barcelona në epërsi. Autor i golit Raphinha .

Gjithçka gati.

Celtic befason Atalantën në Bergamo

Skuada skoceze, Celtic nga Gllasgou, ka importuar një pikë të madhe nga Bergamo në duel me Atalantën. Ballafaqimi mes këtyre rivalëve ashtu si nisi edhe përfundoi pa gola (0:0). 

Berat Gjimshiti është paraqitur nga minuta e parë për Atalantën. 

Futbollisti shqiptar përkundër angazhimit nuk i ndalen pikët e plota.

Pas xhiros së tretë në Champions League. Atalanta zë vendin e 12-të me 5 pikë e ka një më shumë se Celtic në të 18-tin.

Granit Xhaka nga minuta e 63-të, Bayer nuk fiton në Brest

Bayer Leverkuseni ka luajtur baras (1:1) me Brest-in vendas, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League në futboll.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, kësaj radhe nuk ka startuar nga minuta e parë për Leverkusenin.

Xhaka u paraqit nga minuta e 63-të në barazimin e kampionit gjerman.

Për Leverkusenin shënoi Wirtz (24’) dhe për Brest-in Lees-Melou (39’). 

Brest dhe Leverkusen vazhdojnë pa humbje, dy fitore e një barazim, duke u renditur në vend të tretë përkatësisht në të katërtin me nga 7 pikë të mbledhura.

Barcelona apo Bayern Munihu?

Barcelona apo Bayern Munihu?

Ndeshjet e darkës në Ligën e Kampioneve kanë përballje shumë interesante, me lojtarë shqiptarë që mund të bëhen protagonistë të rëndësishëm.

Qazim Laçi e nis si titullar ndeshjen kundër Manchetser Cityt në transfertë, duke synuar që të vazhdojë të shfaqë formën e mirë të sfidave të kaluara edhe përballë gjigantëve anglezë.

Një ndeshje e veçantë është padyshim, ajo Barcelona-Bajern Mynih, ndërsa në fushë është edhe Interi apo Liverpuli, ekipe që kanë pretendime në këtë turn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat