Media e madhe spanjolle, me dy fjalë e përshkruan Edon Zhegrovën

Futboll

Media e madhe spanjolle, me dy fjalë e përshkruan Edon Zhegrovën

Nga: K. Goca Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:22
Zhegrova feston me shokë në Madrid

Reprezentusi o Kosovës, Edon Zhegrova, është kryefjala e kthesës në rezultat dhe të fitorja e skuadrës franceze, Lille. 

Zhegrova nuk ka startuar nga minuta e parë por u aktivizua nga minuta e 16-të por që i mjaftuan për t’i dhënë goditje të rëndë Atleticos në Madrid.  

Golli  tij në minutën e 61-të, rrallë herë shihet në stadiumet evropiane, duke goditur nga rreth 17 metra e në këndin e epërm të djathtë, la të hutuar portierin slloven Jan Oblak.

Lille ngadhënjeu me rezultat 3:1 në Madrid ndaj Atleticos së trajnerit Diego Simeone, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League.

Media e madhe spanjolle, “Marca” e ka përshkruar me dy fjalë eurogolin e Zhegrovës. 

”Zhegrova, sa mirë e kërkoi hapjen për gjuajtjen nga vija e zonës dhe goditi me shumë cilësi”, shkruan mes të tjera “Marca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat