Tirana “shtegton” sërish, sfida ndaj Laçit luhet në Korçë

Futboll

Tirana “shtegton” sërish, sfida ndaj Laçit luhet në Korçë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:24
Pamje

Gjetja e një stadiumi është kthyer në një problem për klubin e Tiranës, që detyrohet të shtegtojë larg kryeqytetit kur duhet të zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse.

RTSH Sport mëson se ndeshja e javës së 10-të të Abissnet Superiore, mes bardhebluve dhe Laçit do të luhet në Korçë në orën 17:00.

Kujtojmë që gjendja e stadiumin “Air Albania” nuk është në kushtet optimale dhe FSHF po e ruan fushën për ndeshjet e kombëtares në nëntor, prandaj Tirana është e detyruar që të kërkojë një stadium larg kryeqytetit.

Derbi ndaj Dinamos u zhvillua në Vlorë, ndërsa sfida kundër Laçit është spostuar në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat