KF Tefik Çanga ankohet: Luajtëm edhe kundër treshes së referëve nga Gjilani 

Futboll

KF Tefik Çanga ankohet: Luajtëm edhe kundër treshes së referëve nga Gjilani 

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:45
KF Tefik Çanga

Skuadra nga Tërni i Ferizajt, Tefik Çanga, ka reaguar në lidhje me ndeshjen me Vllazninë në Pozhoran, ku luajtën baras (3:3).

Sipas kësaj skuadre, patën rival përveç Vllaznisë, edhe referët. 

“Skuadra jonë mori sot një pikë në një ndeshje plotë tension e presion fillim e mbarim. 

Ne sot nuk luajtem vetem ndaj KF Vllaznia, por edhe kundër treshes së referëve nga Gjilani, por edhe kundër presionit të pa paparë që patëm nga zyrtarë të klubit vendas, shikuesëve e personave të tjerë e që menjēherë pas përfundimit të ndeshjes të pa ngopur me këtë sulmohemi thuajse të gjithë por më rëndë kryetrajneri ynë Sherif Topalli e veçmas futbollisti ynë Endrit Muça, para hyrjes në zhveshatore ku për këtë sulm pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës e cila duke e parë tensionin e presionin që ushtronin vendasit para përfundimit të takimit kërkoi edhe forca shtesë te Policisë.

Se referimi sot ishte skandaloz tregon fakti ku për 90 minuta sa zgjat ndeshja e futbollit me vendime të quditshme lejonin skuadrën vendase gjatë gjithë ndeshjës të inskenonin situata e të bënin veprime që nuk mundësonin fare të luhej futboll madje duke lejuar edhe lojë të ashpër e cila kalonte pa ndëshkime fare por që per futbollistët tanë kjo bëhej automatikisht bile edhe me karton të kuq. 

Po ashtu brenda rrethojave të stadiumit kishte edhe persona të pa autorizuar jashtë protokolit e që vazhdimisht ushtronin presion tek lojtarët tanë duke i fyer ata. 

Këto ishin vetëm disa nga aktet shëmtuese që sot në Pozheran bëri një skuadër që u largua nga Liga e Parë këtë vit për kurdisje e manipulime të rezultateve. 

Të indinjuar nga këto veprime KF TEFIK ÇANGA, do të ushtrojē ankesë pran organeve kompetente të FFK-së, duke kërkuar që të mirren masa karshi rregulloreve”, reagon KF Tefik Çanga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat