Zhegrova feston, ka në kokë plisin me shqiponjën dykrenare

Futboll

Zhegrova feston, ka në kokë plisin me shqiponjën dykrenare

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:57
Edon ZHegrova

Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1:3 të Lilles në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen.

Ylli shqiptar i Kosovës, shihen në duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare. 

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela.

Image

Zhegrova - djathtas me flamur kombëtar

Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren e Lilles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat