Jasir Asani shpërblehet për performancën në Champions League

Futboll

Jasir Asani shpërblehet për performancën në Champions League

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:39
Jasir Asani

Jasir Asani ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren që ekipi i tij Gwangju fitoi në shtëpi përballë Johor.

Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Champions League-s aziatike, përfundoi 3-1.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare ai që shënoi dy supergola për të tijët.

Të parin e shënoi në minutën e 3-të, teksa të dytin në të 6-tën. Sigurisht që performanca e shqiptarit nuk kishte si të kalonte pa u shpërblyer.

Mëngjarashi është bërë pjesë e 11-shes më të mirë të këtij raundi të Champions League.

Pra, Asani është në formacionin më të mirë të javës. Sulmuesi nga Shkupi ndodhet aty krah kampionit të Euro 2024, Joan Laporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat