4 rikthime te Vllaznia

Futboll

4 rikthime te Vllaznia

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:57
Vllaznia

Vllaznia do të luajë këtë të shtunë përballë Partizanit supersfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:30.

Një lajm i mirë për “kuqeblutë” dhe Thomas Brdaric është rikthimi i dy mbrojtësve Gurishta dhe Stojanovic.

Të dy këta ishin të pezulluar, por tashmë janë gati për të qenë “armë” shtesë në planin anti-Partizani që ka përgatitur Brdaric.

Kujtojmë që Bekim Balaj ende nuk ka nisur stërvitjen. Ndërsa Deliu dhe Matuti janë stërvitur me ekipin, por nuk janë në formën optimale për ta nisur sfidën ndaj “Demave” nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat